Interview: George Alexandrakis

Grupi Fruitleather është një sintezë njerëzish kreativ të cilët menduan të shfrytëzojnë natyrën në një mënyrë pozitive, ose më mirë të shfrytëzojnë ato fruta që nuk konsumohen për të krijuar design me cilësi të lartë. Një revolucion në fushën e design-it miqësor ndaj natyrës, njerëzve dhe kafshëve.

Si ju erdhi ideja për të përdorur burime natyrore për të krijuar këtë çantë kaq të veçantë?

Ideja erdhi kur u ndodhem në sheshin Binnenrotte në Roterdam, ku pamë se sasi të mëdha ushqimi hidheshin nga dyqanet në fund të ditës. Pas hetimeve të mëtejshme të këtij problemi, zbuluam se shitësit duhet të paguanin 12 cent për kg për deponimin e mbeturinave të tyre në mënyrën e duhur. Kjo shpesh çonte në hedhjen ilegale të mbeturinave. Ne pamë potenciale në sasi të e mëdha të frutave që mbeteshin dhe filluam të eksperimentonim me to. Pas një procesi të gjatë eksperimental, krijuam Fruitleather. Jemi përqëndruar në prodhimin e materialit jo të produkteve në veçanti, si çantat. Ne prodhuam këtë çantë, si një ndihmë vizuale për ti treguar audiencës tonë mundësitë e këtij materiali të ri.

Besoni se puna juaj mund të ndihmojë në kufizimin e abuzimit të kafshëve për qëllime prodhimi?

Sigurisht qe ekziston kjo mundësi. Do të jetë një alternativë e mirë. Nëse do jemi në gjëndje të rrisim prodhimin në të ardhmen, në mënyrë që ta kthejmë atë në një produkt global, atëherë mund të kufizojnë abuzimin e kafshëve për qëllime prodhimi.

Përveç materialit natyror, proçedura kërkon përdorimin e ndonjë lënde kimike, për një rezultat të mirë si në prodhimin e produkteve të bukurisë?


Aktualisht ne nuk përdorim kimikate në prodhim, kjo bën materialin ekologjik dhe miqësor ndaj ambientit, por edhe të biodegradueshëm. Kjo është gjithashtu diçka që ne do të dëshironim ta mbajmë, ngaqë jemi përqëndruar tek ky produkt 100% natyral.

E fundit por jo më pak e rëndësishme: Cilat janë vitaminat që të përmban kjo çantë?

Haha, pyetje e mirë! Varet nga frutat që ne përdorim, e vetmja gjë e sigurt është se ka vitamina të mjaftueshme për të përballuar vështirësitë e çdo dite!

Website: http://www.fruitleather-rotterdam.com/

Comments closed

error: Content is protected !!