Isabel Allende është një nga shkrimtaret e para latinoamerikane me sukses ndërkombëtar. Librat e saj janë bërë filma të cilët kanë lënë gjurme në historinë e kinematografisë. Nuk është vetëm e njohur për kontributin e saj në letërsi, por edhe për humanizmin e saj. Me anë të fontacionit Allende ajo ofron ndihmë për gratë dhe fëmijët në nevojë. Le të shohim se çfarë e bën të lumtur.

Keni shitur me shumë se 65 milion copje nga 20 librat tuaj, të cilët janë perkthyer në 35 gjuhë të ndryshme dhe keni fituar shumë çmime. Disa prej tyre janë bërë dhe filma. Ky sukses garanton një jetë të lumtur?

Asnjë factor i jashtëm nuk mund të të garantojë një jetë të lumtur. Lumturia është një gjëndje e mëndjes. Ekzistojnë kushte të ndryshme dhe të këqija ku lumturia nuk mund të jetë e fortë, megjithatë në një jetë normale, për shumicën e njerëzve të thjeshtë, lumturia është zgjedhje. Personalisht kam zgjedhur të jem mirënjohse dhe e kënaqur në jetë.

Kam lexuar librin “Shtëpia e shpirtrave” dhe kam parë filmin me të njëjtin titull, në të cilin interpretonin Jeremy Irons, Meryl Streep, Glenn Close, Winona Ryder, Antonio Banderas. Sa herë që e shikoj, ndjej se filmi mbetet pas librit, dicka që ndodh shpesh me librat që bëhen filma. Ju si mendoni?

Nje libër është një bisedë private midis shkrimtarit dhe lexuesit. Shkrimtari sygjeron një histori dhe lexuesi e interpreton atë sipas përvojës, kujtimeve, imagjinatës dhe ndjenjave që ka. Nga ana tjetër, një film, i jepet publikut si një projekt i përfunduar. Publiku nuk mund të shtojë asgjë tek ajo që shikon ne ekran, nuk ndërhyn në histori, është thjesht vëzhgues pasiv. Letësia është inteligjente, luan me mendjen e lexuesit. Per filmin “Shtëpia e shpirtërave” regjizorit Bille August i duhej te eliminonte një brez të tërë karakteresh dhe të thjeshtësonte historinë.

Themeluat fondacionin Isabel Allende në 1995. Si ju erdhi kjo ide dhe si ndiheni qe tashmë keni arritur qëllimet tuaja fillestare?

Themelova fondacionin për nder të vajzës sime Paula, vdekja e parakohëshme e të cilës më theu zemrën. Kam dedikuar një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të mia në fondacion. Misioni ynë është që të ndihmojmë gratë dhe fëmijët në nevojë. Nuk dekurajohem nga qellimet tona ambicioze dhe burimet e mia të kufizuara. Ndihmoj sa mundem dhe do vazhdoj për sa kohë që unë do kem mundësinë për të punuar. Kur shoh se sa vepra të mira mund të bëhen me burime të kufizuara, inkurajohem dhe jam krenare që jam në gjendje të kontribuoj.

Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalën “Kili”?

Ndjenja e përkatësisë. Unë shoh në mendjen time peizazhin e vëndit tim, kodrat dhe malet, brigjet e pjerrta të Paqësorit, njerëzit. Unë mund të dëgjoj shqiptimin e spanjishtes me një theks kilian. Erën e bukës, pjeshkëve dhe luleve. Mbaj mend fëmijërinë time dhe verën e gjatë në plazh.

Cila është gjëja më e rëndësishme deri më tani në jetën tuaj?

Lindja e dy fëmijëve te mi dhe dita kur mbajta në duar vajzën time në momentin e vdekjes së saj.

Së bashku me krizën ekonomike, një krizë humanitare është gjithashtu një fakt mbarë botës. Cilat janë arsyet? Çfarë lloj të ardhme parashikoni për shoqërinë tonë?

Unë nuk jam politikane apo ekonomiste, mendimi im për këtë çështje nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Mendoj se njerëzimi ka humbur rrugën. Është e pamundur që ekonomia botërore të rritet gjithnjë, ashtu siç është e pamundur që njerëzit të vazhdojnë të konsumojnë gjithnjë e më shumë mallra të panevojshme.

Kapitalizmi dhe konsumizmi janë barbarë, shkaktojë pabarazi të mëdha midis të pasurve dhe pjesës tjetër të popullit, kjo i kushton shumë shtrenjtë njerëzimit dhe planetit. Në anën tjetër, ka prova se as komunizmi nuk funksionon. Është koha për një vizion të ri politik dhe zgjidhje të reja financiare. Çfarë duam ne për të ardhmen? Ne duam një botë në të cilën mbizotëron drejtësia, mundësi dhe burime për të gjithë, paqe dhe bukuri. Por ne nuk po shkojmë në këtë drejtim, apo jo?

Çfarë tjetër mund të presim nga ju si shkrimtare? Ndonjë surprizë?

Më ndodh shpesh të habitem me veten. Unë nuk e di se cili do të jetë projekti im i ardhshëm. Çdo libër është si ato farat sekrete që fillojnë të rriten papritmas në barkun tim duke pretenduar që une ti vë re. Ndonjëherë filloj te shkruaj një libër pa ndonjë ide për tregimin apo për personazhet. Thjesht ulem përpara kompjuterit tim dhe si përfundim diçka ndodh, ngadalë historia fillon të shpaloset. Puna ime e fundit, “The Lover Japanese”, është një histori dashurie. Botuar në spanjisht në Maj dhe më vonë, do të dalë në gjuhë të tjera.

british flag

Comments closed

error: Content is protected !!