Teatro Tehnis Karolos Kun
 
Kompania e Teatrit Praksi Efta
Teatri Kombetar Eksperimental *Kujtim Spahivogli* Tirane
*Nje gur gabim* nga Theodhoros Grampsas
 
Du role – kater aktore – dy gjuhe.
Teatri Kombetar Eksperimental i Shqiperise dhe Kompania Teatrale Praksi Efta paraqesin nje shfaqje ne dy gjuhe , vepren e Th.Grampsas *Nje gur gabim*
Personazhet e vepres jane dy gra te reja ,Eleni dhe Ana ,nene e bije.
E vecanta dhe interesantja ne kete shfaqje eshte se cdo personazh luhet nga dy aktore. Luiza Xhuvani ne shqip dhe Xheni Stavropulu ne greqisht, interpretojne rolin e Elenit {nenes}.Eleni Ludjana Thanasi dhe Peni Papajeorjiu ne te njejten menyre interpretojne rolin e Anes {vajzes}.
Bashkepunimi i ketyre dy teatrove eshte vazhdimesi e nje takimi te pare me vepren e Roberto Atandes *Zonjushe Margarita*ku te dy trupat ne dy nete radhasi dhane shfaqje ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane ne Maj te 2014.
Vepra *Nje gur gabim*shperfaq mardhenien nene e bije , qe me kalimin e kohes ,madje qe nga kohet e lashta, ne vende dhe popuj te ndryshem, vazhdon te jete e veshtire ne te njejten menyre, shpesh e eger por edhe njesoj shpenguese. Per kete dhe eshte teatralisht interesante.
Luiza Xhuvani eshte aktore e njohur e teatrit dhe kinemase ne Shqiperi.Luan per here te pare ne Greqi.
Premiera ne Athine eshte ne 7 tetor ne Teatro Tehnis ne rrugen Fruniksu ne Plaka per 15 shfaqje. Ne Tirane eshte ne 1 dhjetor ne Teatrin Kombetar Eksperimental *Kujtim Spahivogli* me te njejtin numer shfaqjesh. Shfaqja do te udhetoje gjithashtu ne Patra, Selanik,Sarande, Korce.
 
Perkthimi ne shqip:  Luiza Xhuvani
Regjia: Theodhoros Grampsas
Skenografi & Kostumografia: Kostandinos Zamanis
Muzika : Thodhori Ikonomu
Levizje: Mariza Ciga
Asistent Regjizor: Stefania Kriezi
Interpretojne: Luiza Xhuvani, Xheni Stavropulu, Eleni Ludjana- Thanasi, Peni Papajeorjiu. 

Comments closed

error: Content is protected !!